Home / Lajme / Rajon / Turqia për shtatë ditë ka arrestuar mbi një mijë persona të dyshuar për terrorizëm

Turqia për shtatë ditë ka arrestuar mbi një mijë persona të dyshuar për terrorizëm

 Autoritetet turke në shtatë ditët e fundit kanë arrestuar mbi një mijë persona të dyshuar për terrorizëm në serinë e operacioneve antiterroriste të kryera në vend.

Sipas Ministrisë turke të Punëve të Brendshme, në gjithsej 417 operacione antiterroriste janë arrestuar 1.191 persona. Prej tyre 241 janë arrestuar për përfshirje me Partinë punëtore kurde (PKK), 31 persona për bashkëpunim me Shtetin Islamik, 891 për lidhje me lëvizjen e predikuesit islamik Fetulla Gylen dhe 28 persona për përfshirje me organizatat e ndryshme terroriste.

Ministria konfirmoi se forcat e sigurimit kanë vrarë katër terroristë të PKK-së, shtatë janë arrestuar, ndërsa gjashtë janë dorëzuar vullnetarisht. Gjithashtu, janë shkatërruar gjithsej 30 vende për strehim të terroristëve dhe janë konfiskuar 30 mjete shpërthyese të përpunuara me dorë.

Gjithashtu lexo

Vdes ish-kryeministri Bajram Rexhepi – (VIDEO)

Ish- kryeministri i Kosovës, Bajram Rexhepi ka ndërruar jetë pas një sëmundje për të cilën …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *