Home / Kryesoret / Tym helmues në miting, në spital edhe 5-vjeçarja në krah të Bashës

Tym helmues në miting, në spital edhe 5-vjeçarja në krah të Bashës

Mitingu i djeshëm i Partisë Demokrati nuk ka shkuar aspak mirë pasi një lëndë helmuese është shpërndarë para kryeministrisë ku 50 persona bashkë me Bashën kanë përfunduar në spital.

Të helmuarit kanë shfaqur probleme me shikimin, lotim, dhe enjtje sysh, probleme të cilat kanë detyruar protestuesit t’i drejtohet spitalit.

Mes 50 personave që u paraqitën në spital me simptoma të lotimit të syve dhe skuqje e kruarje të fytyrës, është edhe një vajzë e vogël 5-vjeçare.

Bëhet fjalë për vajzën e Aleks Hajdarit, ish-drejtor policie i cili sot është këshilltar i ministrit të ri të Brendshëm, Dritan Demiraj.

Alesia Hajdari është vetëm 5 vjeç, kështu të paktën është shkruar në listën që po qarkullon. Në facebook-un e kreut të PD-së ne në Tiranapost.al siguruam edhe foton e vajzës.

Gjithashtu lexo

Bashkimi emocional pas 3 vjetësh, i fëmijës së rrëmbyer nga ISIS, me familjen e tij (Video)

Një djalë 12-vjeçar jazidi është bashkuar me nënën e tij në Kanada tre vjet pasi …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *