Home / Lajme / Rajon / U ekzekutua në një nga lokalet e njohura në Tiranë, dosja në gjykatë!

U ekzekutua në një nga lokalet e njohura në Tiranë, dosja në gjykatë!

Dosja për ekzekutimin e Elton Çiçës i është dërguar gjykatës për hetim.

Për ngjarjen, pas hetimeve, Prokuroria Prane Gjykates se Shkalles se Pare Tirane ka caktuar edhe 4 të pandehur

Te pandehurit  

1.      Jani Alia, akuzuar perkryerjen e vepres penale “Vrasjeme paramendim”, te kryer nebashkepunim dhe “Mbajtja pa lejee armeve, municionit luftarak,bombave apo minave”,  veprapenale te parashikuara nga nenet78 e 25 dhe 278/5 i Kodit Penal.
2.      Renato Milloshi, akuzuar perkryerjen e vepres penale “Moskallezim krimi”, parashikuar nga neni 300 i Kodit Penal.
3.      Alban Trimi, akuzuar per kryerjen e vepres penale “Kryerjae veprimeve qe pengojne zbulimin e se vertetes”, parashikuar nga neni 301 i Kodit Penal.
4.      Redian Rraja, akuzuar per kryerjen e vepres penale “Kryerja e veprimeve qe pengojne zbulimin e se vertetes” parashikuar nga neni301 i Kodit Penal.

Vrasja 

Elton Çiça, i njohur si i forti i Tepelenës, u qëllua me dy plumba në një lokal në Tiranë. Vrasja ka ndodhur më 01.05.2016, rreth orës 22:20, në rrugën “Gjin Bue Shpata”, afër shkollës “Emin Duraku”, në mjediset e barit ku Elton Çiça ndodhej me disa të njohur të tij në tavolinë. Këqyrja e kufomës tregoi se viktima u qëllua me dy plumba arme zjarri.

Pista kryesore e hetimit ishte ajo e një vrasjeje për hakmarrje e për konflikte të vjetra, pasi edhe viktima kishte precedentë të hapur penalë.

Si autor i dyshuar i ngjarjes është shpallur në kërkim Jani Aliaj, për të cilin Prokuroria ka kërkuar edhe caktimin e masës së sigurisë “arrest me burg” në mungesë. Për ngjarjen po hetohen edhe tre persona të tjerë që kanë qenë të pranishëm në skenën e krimit dhe që kanë kryer veprime që po verifikohen nëse përbëjnë shkelje të ligjit.

Akti i ekspertimit

Pak ditë pas vrasjes së Elton Çiçës në lokalin ku ai ndodhej në momentin e ngjarjes, në media u bënë publike pamje të kamerave të sigurisë. Regjistrimet në fjalë më të zgjeruara se ato që u bënë publike në media, u sekuestruan edhe nga grupi i hetimit dhe u morën si provë nga Prokuroria.

Kjo e fundit po heton shtetasit A.T. dhe R.R. për veprën penale të “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”, si dhe shtetasit Jani Aliaj dhe R.M. për veprat penale të “Vrasje me paramendim” dhe “Mbajtja pa leje e armëve, municionit luftarak, bombave apo minave”. Në kuadër të hetimit janë kërkuar një sërë provash e veprimesh me qëllim zbardhjen e ngjarjes dhe përcaktimin e rolit që kanë pasur të gjithë personat e kapur nga kamerat në vendin e ngjarjes.

Burime të akuzës bënë me dije se me vendimin datë 03.02.2017 është vendosur zgjatja e afatit të hetimit për periudhën nga data e vendimit deri më 3 maj 2017, për të administruar aktin e ekspertimit teknik të pamjeve filmike nga vendi i ngjarjes, i cili nuk është administruar ende.

Akti i ekspertimit në fjalë mësohet se është kërkuar për t’u ballafaquar me provat e tjera me qëllim për të konkluduar me zgjidhjen përfundimtare të çështjes, edhe për shkak të kompleksitetit të saj. Fakti se akti i ekspertimit nuk është administruar në dosjen e Prokurorisë, duket se ka vënë në rrezik edhe një herë afatet hetimore të çështjes, edhe pse ngjarja ka ndodhur një vit më parë. /Panorama/

Gjithashtu lexo

Vdes ish-kryeministri Bajram Rexhepi – (VIDEO)

Ish- kryeministri i Kosovës, Bajram Rexhepi ka ndërruar jetë pas një sëmundje për të cilën …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *