Home / Lajme / Kronika e zezë / U ekzekutua në oborrin e shtëpisë, dalin detaje të reja nga vrasja

U ekzekutua në oborrin e shtëpisë, dalin detaje të reja nga vrasja

Një vrasje me armë zjarri ka ndodhur në fshatin Rukaj të Matit gjatë mbrëmjes së sotme.

Sipas informacioneve paraprake nga policia e Matit, viktimë e ngjarjes ka mbetur shtetasi Hajredin Lleshi, 60 vjeç.

Blutë e qytetit konfirmojnë se persona të paidentifikuar kanë qëlluar mbi trupin e 60-vjeçarit në oborrin e banesës së tij.

Mësohet se i ndjeri është vrarë në gardhin rrethues të shtëpisë.

Dyshohet se autorët kanë komunikuar me viktimën dhe ky i fundit pasi ka dalë nga shtëpia, ka vajtur të shohë se kush e kërkonte nga brenda një automjeti, të cilin më pas e kanë qëlluar.

Policia thotë se është njoftuar nga një telefonatë që ka mbërritur në sallën operative, ku një djalë kishte thënë se ‘persona të paidentifikuar, me armë, më kanë vrarë babain’.

Nuk dihen arsyet e kësaj ngjarjeje, dhe as autorët, por dyshohet se ajo mund të ketë lidhje me një hakmarrje të mundshme.

Pak vite më parë, Hajredin Lleshajt i kishin vrarë edhe vëllain.

Policia ka ngritur postoblloqe në disa akse rrugore, ndërsa mësohet se autorët janë larguar në drejtim të Rrëshenit.

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *