Home / Lajme / Kronika e zezë / U nis për të peshkuar në Karaburun, fati tragjik i 46-vjeçarit vlonjat

U nis për të peshkuar në Karaburun, fati tragjik i 46-vjeçarit vlonjat

Policia gjeti gjatë ditës së djeshme një trup të pajetë në ujë në veri të ishullit të Sazanit, ndërsa sot familjarët kanë bërë identifikimin e tij.

Ardian Hitaj 46 vjeç me banim në Vlorë, kishte humbur kontaktet me familjarët e tij prej datës 11 prill të këtij viti. 46-vjeçari kishte dalë për të peshkuar në Karaburun.

Nga këqyrja që i është bërë trupit të viktimës nuk janë konstatuar shenja dhune apo dëmtime të tjera. Sipas ekspertizës mjeko ligjore ka rezultuar se shkaku i vdekjes është mbytja në det”, – thotë zyrtarisht Policia e Vlorës.  /Gazeta Express/

Gjithashtu lexo

Shpërthimi në një shtëpi në Barcelonë la një të vdekur – policia thotë se ka lidhje me sulmin me furgon!

Një shpërthim ka ndodhur të mërkurën në një shtëpi në Kataloni, si pasojë e të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *