Home / Lajme / Maqedoni / U shënua Dita e zjarrfikësve në Maqedoni

U shënua Dita e zjarrfikësve në Maqedoni

Me solemnitet rasti sot në stacionin e zjarrfikësve në Autokomandë u shënua 20 Maji – Dita e zjarrfikësve. Kremtimi filloi me rreshtimin solemn të zjarrfikësve të Shkupit, ndërsa komandanti i Brigadës për shuarje të zjarrit e Qytetit të Shkupit, Xvonko Tomeski, dorëzoi raport para kryetarit të Bashkisë së Shkupit, Koce Trajanovski.

 

Kryetari i Shkupit Trajanovski përkujtoi se viteve të kaluara qyteti i Shkupit e modernizoi pajisjen e brigadës për shuarje të zjarrit si dhe punësoi zjarrfikës të rinj, gjegjësisht se në vitin 2012 dhe 2017 janë pranuar 55 zjarrfikës të trajnuar. Paralajmëroi se në përgatitje është edhe ndërtimi i një nënqendre të re në Butel për të cilën tanimë është dhënë toka me markë ndërtimi.

Sipas tij stacioni i zjarrfikësve në Butel do të jetë gati për një vit. Trajanovski informoi s enë vijim është edhe furnizimi i dy automjeteve zjarrfikëse të cilët, siç tha, duhet të sillen deri në fund të këtij ose fillimin e vitit të ardhshëm.

Komandant Tomeski e potencoi vitin e suksesshëm të zjarrfikësve më të gjitha sferat e veprimit siç është në ballafaqimin me zjarret dhe përmbytjet. Informoi se vitin e kaluar e kanë përfunduar me intervenime në 1.118 zjarre dhe me rreth 300 intervenime teknike. Për këtë vit, sipas Tomeskit, në tremujorin e parë shënohet rritje e zjarreve në krahasim me vitin paraprak.

Gjithashtu lexo

Katër të lënduar në afër Gostivarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma rreth orës 23 në autostradën Gostivar-Tetovë në afërsi të pikës së pagesës …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *