Home / Lajme / Botë / U shit aeroplani i Elvis Presleyt për 430 mijë dollarë (Foto)

U shit aeroplani i Elvis Presleyt për 430 mijë dollarë (Foto)

Aeroplani privat i Elvis Presley është shitur në një ankand privat për 430 mijë dollarë të shtunën në Kaliforni.

Blerësi nuk u zbulua në lajmin e publikuar në faqen e internetit të shtëpisë së ankandeve GWS Auctions Inc.

Aeroplani ka qëndruar në një pistë të New Mexico për 35 vjet dhe se aeroplani ka nevojë për riparime, transmeton Telegrafi.

Mbreti i “Rock and Roll” e kishte dizajnuar brendësinë e fluturakes me ari, ulëse dhe qilim të kuq.

Aeroplani është me ngjyrë të kuqe ndërsa është prodhuar në vitin 1962 gjersa është i tipit Lockheed Jetstar.

Gjithashtu lexo

Tërmet i fortë e goditi pjesën jugore të Altlantikut

Një tërmet me intensitet prej 6,7 ballësh sipas shkallës Rihter e goditi sot pjesën jugore …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *