Home / Lajme / Ukshin Hoti, dhe të pagjeturit rëndojnë ndërgjegjen tonë !

Ukshin Hoti, dhe të pagjeturit rëndojnë ndërgjegjen tonë !

Erald Selca

Po bëhen 18 vite që Serbia Millosheviçiane zhduki kolosin intelektualin vizionarin militantin e bashkimit kombëtar të burgosurin politik nga më të njohurit në botë Mr.Ukshin Hoti dhe mijëra të pagjetur. Asgjë nuk ka berë shteti ynë për këtë çeshtje sensitive, asgjë për ti raportuar krimet barbaritë genocidin serbomadh mbi ne . Kjo çeshtje po rëndon shumë kur ne nuk kemi shenjë as nishan për më të dashurit tonë. Faktori ynë politik i zenë me dalldi rrenash e fushatash duhet të ngre ketë çeshtje deri në OKB . Mr.Ukshin Hoti ideatori për forcat e armatosura njeriu që me Demaçin e shihnin opcion vetem luften e armatosur, e jo kopallat mjegullnajen pacifiste. Ukshini do duhej ftohej e ishte kusht për Rambuje ketē e kam thenë në sa e sa shkrime të mia. Por xhelozia interesat meskine edhe sot ne shqiptareve nuk po na lenë me pa dy ditë të bardha. I madh e i vogel duhet angazhohemi për bacen Uk për të pagjeturit dhe për ndeshkimin e genocidit serb.

Gjithashtu lexo

Daçiq: Demarkacioni Kosovë–Serbi, zgjidhje e përhershme

Ministri i Jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiq ka thënë se ideja e tij për demarkacionin …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *