Home / Lajme / Kronika e zezë / Ulqin, ndalohen dy skafistë shqiptarë me 1.5 ton drogë në mjetin lundrues (FOTO)

Ulqin, ndalohen dy skafistë shqiptarë me 1.5 ton drogë në mjetin lundrues (FOTO)

1.5 ton drogë e llojit marijuanë është sekuestruar sot nga policia e Malit të Zi në Ulqin.

Sipas të dhënave, të publikuara nga televizioni shtetëror i shtetit fqinj, aksioni është zhvilluar në orën 10:30 të ditës së sotme, rreth 8 milje larg bregut të Ulqinit, ku përveç drogës së kapur, janë ndaluar edhe dy skafistë shqiptarë.

Lënda narkotike e ka origjinën nga Shqipëria, ndërsa ishte e ndarë në 78 pako, e vendosur në një skaf drejtuar nga dy shtetas shqiptar.

Skafi ka zbarkuar në afërsi të Ulqinit pas ndjekjes nga autoritetet.

 

Gjithashtu lexo

MOSPASTRIMI NË KOHË I DEPONISË HELMOI TETOVARËT – VIDEO

Gjatë të shtunës mbrëma dhe ditës së diel nga deponia në dalje të Tetovës ka …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *