Home / Shëndeti / Ushqimi sipas moshës – Rregullat e arta për 20 dhe 30 vjeçarët

Ushqimi sipas moshës – Rregullat e arta për 20 dhe 30 vjeçarët

Me kalimin e moshës, interesat, prioritetet dhe zakonet e të ngrënit ndryshojnë, ndaj nuk është çudi, që edhe nevojat tona ushqimore ndryshojnë gjithashtu. Synimi bazë i një ushqimi të shëndetshëm mbetet i njëjtë si në moshën 20 vjeçare ashtu edhe më tej, e megjithatë na nevojitet një dozë e ekulibruar ushqimesh, në mënyrë që të ndihemi dhe të dukemi sa më mirë në çdo moshë.

Por nga ana tjetër trupat tanë kanë nevojë për ushqyes specifikë në rrugëtimin e jetës. AgroWeb.org në ciklin ‘Ushqimi sipas moshës’ do t’ju udhëzojë mbi mënyrën e duhur të të ushqyerit për çdo moshë. Në këtë artikull të parë do të flasim për të ushqyerit në moshat 20-30 vjeç dhe këshillat për një trup në formë.

Ushqimi i duhur në të 20-tat dhe 30-tat
Jeta bëhet tepër e ngarkuar për shumicën e të rinjve në moshën nga 20 deri në 30 vjeç. Në këto vite, ngrënia e shëndetshme është larg listës së prioriteteve. Sipas studimeve, shumë të rinj të kësaj grupmoshe nuk ia arrijnë të marrin dozën e rekomanduar ditore të shumë ushqyesve kryesore siç janë kalciumi, acidi folik dhe hekuri.

Studimet treguan që vetëm 4% e femrave dhe meshkujve të moshës 19-24 vjeç ndjekin të ushqyerin me së paku pesë fruta dhe perime në ditë. Pas moshës 20 vjeç, ushqimet që garantojnë shëndetin e kockave janë të domosdoshme për të ulur rrezikun e shfaqjes së osteoporozës më vonë.

Kalciumi dhe vitaminat K dhe D janë jetësore dhe mund të merren nëpërmjet produkteve të bulmetit, barishteve, të bardhës së vezës dhe salmonit. Nëse hiqni dorë nga mëngjesi dhe mbani shpresat tek ushqimet e shpejta të stërmbushura me kripë dhe sheqer, duhet të dini që po hiqni dorë nga fibrat. Doza e rekomanduar ditore e fibrës është 30 gramë në ditë.

Mesatarja e dozës ditore të fibrës për më të rritur është vetëm 12 gramë. Një dietë e varfër me shumë sheqer, kripë dhe pak fibër shkakton probleme me tretjen dhe rrit rrezikun për përshtjellim të zorrëve si dhe shton gjasat për shfaqjen e tensionit të lartë të gjakut më vonë gjatë jetës.

Femrat që po marrin në konsideratë mundësinë e krijimit të një familjeje, duhet të sigurohen që po konsumojnë kalori të mjaftueshme, acid folik dhe minerale siç janë hekuri dhe kalciumi.

Çfarë duhet të hani në këtë moshë?

Ushqime të pasura me kalcium. Në mënyrë që të siguroheni se po merrni sasinë e rekomanduar të kalciumit, çdo ditë duhet të hani tre racione me produkte bulmeti (200 mililitra qumësht, një filxhan kos ose 30 gramë djathë).

Nëse nuk konsumoni produkte bulmeti, atëherë përqendrohuni tek bimët e pasura me kalcium siç janë brokoli, spinaqi, kale, fasule dhe produkte me bazë soje. Burime të tjera të pasura me kalcium janë salmoni dhe sardelet.

Drithërat e plota. Gjeni gjithmonë kohë për mëngjesin. Mos i thoni ‘jo’ drithërave të plota, tërshërës me fruta, arrorë ose fara. Një mëngjes i mirë do t’ju japë shumë fibër dhe disa vitamina kryesore.

Më pak kripë. Një i rritur duhet të konsumojë jo më shumë se 6 gramë kripë në ditë ndërsa fëmijët shumë më pak se aq. Kontrolloni etiketat në paketimet e panineve të gatshme apo ushqimeve të shpejta që blini në market. Kini parasysh që, në një vakt kryesor nuk duhet të hani më shumë se 2.5 gramë kripë. Përdorni erëza të tjera si hudhra, piperi i zi, specat djegës, lëng limoni, barishte të freskëta dhe më pas shikoni nëse gatimi juaj ka nevojë për kripë.

Gjithashtu lexo

Zonja, kjo bimë bën që të mos shkoni kurrë tek gjinekologu RECETA

Problemet gjinekologjike, të cilat mund të jenë nga më të lehtat e deri tek më …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *