Home / Lajme / Botë / Ushtria irakiane nis një ofensivë të re për të mposhtur ISIS-in në fortesën e fundit

Ushtria irakiane nis një ofensivë të re për të mposhtur ISIS-in në fortesën e fundit

Forcat irakiane rinisën sot një ofensivë ushtarake si pjesë e një fushate të mbështetur nga SHBA-ja për të përzënë milicinë ekstremiste të Shtetit Islamik nga fortesa e fundit kryesore qe eshte qyteti i Mosulit.

”Sulmi në pjesën veriore të seksionit perëndimor të Mosulit nisi sot”, njoftoi Komanda e Përbashkët e Operacioneve gjatë një deklarate.

Më 19 shkurt, trupat irakiane nisën një sulm për të rimarrë Mosulin Perëndimor nga Shteti Islamik, gati një muaj pasi ata morën përsëri pjesën lindore të qytetit.

Fushata është ngadalësuar nga bombardimet e makinave dhe të shtënat me armë zjarri të prodhuara nga vetë Shteti Islamik, në lagjet e populluara të Mosulit Perëndimor.

Shteti Islamik pushtoi Mosulin, qytetin e dytë më të madh të Irakut, gjatë një fushate në mes të vitit./atsh/

Gjithashtu lexo

Ishulli i Fazanëve që ndan dy shtete: Këtë vend të vogël e administron gjatë muaj Spanja dhe gjashtë tjerë Franca (Video)

Në provincën Baske, mes qytetit verior spanjoll Irun dhe atij jugperëndimor në Francë, Henda, rrjedh …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *