Home / Kryesoret / Vangellovski mbron vendimin: Paraburgimi i pabazë – (VIDEO)

Vangellovski mbron vendimin: Paraburgimi i pabazë – (VIDEO)

Gjashtë minuta para mesnatës, të premten në Maqedoni është kthyer Sead Koçan i cili prej disa javësh ndodhej në arrati. Ai përmes kalimit kufitar Tabanoc nga Serbia ka hyrë në vend. Koçan me siguri e ka ditur se Supremja e ka shfuqizuar paraburgimin të premten pasdite, dhe për këtë ka vendosur të kthehet pas më shumë se 60 ditë udhëtim zyrtar, siç pohonte avokati i tij. Gjykata Supreme sot edhe zyrtarisht e publikoi vendimin.

Ata thonë se Gjykata Penale dhe ajo e apelit pa dëshmi i kanë caktuar paraburgim pronarit ë televizionit Nova. Në gjashtë fleta kryetari i Supremes ka shpjeguar se mungojnë dëshmi konkrete të cilat tregojnë se Koçan ka kryer vepër penale me të cilën e ngarkon Katica Janeva.

Në rastin konkret, duke pasur parasysh veprimin suspendues të ankesës, vendimi i Këshillit Penal nuk është bërë i plotfuqishëm, por edhe krahas kësaj, gjykata jo vetëm që ka dhënë konkluzion të gabuar, por edhe i ka urdhëruar personat e autorizuar zyrtar nga MPB të ndërmarrin hapa për gjetjen dhe privimin nga liria të Sead Koçan dhe ta sjellin për vuajtjen e masës së paraburgimit, në Shkup. Që Sead Koçan ta fitoj lirinë e dëshiruar dhe të kthehet në Maqedoni pa kaluar asnjë natë në burgun e Shutkës, pati një varg ndryshimesh në Këshillin e Supremes i cili duhej të merr vendim.

Kryetari i Gjykatës më të lartë, Jovo Vangelovski i cili është kumbar i ish kryetarit të parlamentit, Trajko Veljanovski, bëri një sërë rotacionesh që të përpilojë këshill të gjykatësve sipas dëshirës së tij. Edhe pse kërkesa për heqjen e paraburgimit të Koçan që u dorëzua nga Prokuroria e Zvërlevskit përfundoi në duart e gjykatëses Lidija Nedelkova, asaj nuk iu dha mundësia që të vendosë, pasi në mënyrë të përshpejtuar ajo u largua nga Vangelovski pasi nuk u pajtua që Zvërlevski të kërkojë lirinë e Koçanit për lëndë të Speciales. Pas Nedelkovës, Vangelovski nga vendimmarrja e largoi edhe gjykatësen Lidija Taseva, ndërsa në vend të saj e vendosi gjykatësen administrative, Rahilla Stojkovska. Ndryshe kërkesa për mbrojtjen e ligjshmërisë kaloi në Supreme me tre vota “Për” dhe dy “Kundër”. Vangelovski i cili është erdhe kryetarë i Këshillit së bashku me Stojkovsën dhe Katavenovskin kanë votuar “Për”, ndërsa gjykatësit Xhemail Saiti dhe Farik Arsllani kanë qenë “Kundër”.

Jozyratrisht Sead Koçan mbrëmë është pranuar në Klinikën e kardiologjisë. Konfirmim për këtë nuk ka, por disa media shkruajnë se ai ka pasur probleme me zemrën. Specialja dyshon se Sead Koçan ka formuar konzorcium me tre kompani, Transmet, Sileks Nemetali dhe Vato dhe me dokumente të rreme ka marrë tender për gërmim në REK Bitola në vlerë prej mbi 17 milion euro.

 

 

Gjithashtu lexo

Katër të lënduar në afër Gostivarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma rreth orës 23 në autostradën Gostivar-Tetovë në afërsi të pikës së pagesës …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *