Home / Kryesoret / VARDARI SHTERET, BEJTA JO | Nesër promovohet edhe një projekt gjigant në Gostivar | FOTO

VARDARI SHTERET, BEJTA JO | Nesër promovohet edhe një projekt gjigant në Gostivar | FOTO

Vazhdon realizimi i projekteve jetike për qytetarët e Gostivarit. Pas promovimit të projektit gjigant të rrugës dhe urës së re mbi lumin Vardar, të premten Bejta do të promovon rrugën kryesore të lagjes Dutllëk dhe që lidhet me rrugën e re si dhe institucionet arsimore dhe institucionet e drejtësisë.

Kujtojmë që punimet rreth riasfaltimit të rrugës kryesore të lagjes Dutllëk po shkojnë drejtë përfundimit. Këto ditë mbaroi edhe sinjalizimi i rrugës.
Gjatësia e rrugës është 1200 metra dhe do të riasfaltohen gati 10 mijë metra katror, ndërsa vlera e investimit është 8 milion e 500 mijë denarë ose rreth 140 mijë euro.
“Me investimin e fundit, rregullohen rrugët që çojnë tek tre shkollat e mesme të qytetit, sepse, krahas rrugës kryesore ku graviton shkollat e mesme e ekonomisë, do të asfaltohen edhe rrugët ku gravitojnë dy shkollat e tjera komunale, Gjimnazi dhe Shkolla e mesme e Mjekësisë”, deklaroi Bejta.
Rruga-17-890x395

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *