Home / Lajme / Rajon / Vdekja pas operacionit, zbardhet dëshmia tronditëse e babait të 16-vjeçares në Polici

Vdekja pas operacionit, zbardhet dëshmia tronditëse e babait të 16-vjeçares në Polici

Zbardhet dëshmia dhe denoncimi që ka bërë babai i 16-vjeçares Blerta Pepa në Polici, për vdekjen e vajzës pas një operacioni në një spital privat në Tiranë.

Prindërit e Blertës i kishin lajmëruar mjekët që do kryenin operacionin, se vajza e tyre ishte pak alergjike, por ata i janë përgjigjur se nuk ka ndonjë problem, dhe se e kanë parasysh këtë gjë. Mjeku që e ka operuar vajzën është ortoped gjerman, dhe u kishte dhënë garanci prindërve të saj që operacioni ishte diçka e thjeshtë. Por siç raporton “Panorama”, bazuar në dëshminë e babait të vajzës në Polici, mjekët pas operacionit kanë thënë se vajza kishte pasur komplikacione gjatë ndërhyrjes dhe temperaturë. Ata kanë pritur që vajzës t’i dalë narkoza, por e reja nuk ia ka dalë dot, dhe prindërit kanë marrë lajmin e rëndë nga bluzat e bardha pas mesnate. Mësohet se operacioni në këtë spital kushtonte 3500 euro, dhe prindërit e vajzës kanë paguar 1500 euro paraprakisht, ndërsa pjesën tjetër do ta dorëzonin pas ndërhyrjes.

Ngjarja 

Blerta kishte pësuar një incident gjatë orës së Fiskulturës para dy ditesh ne gjimnazin ku ajo studionte, ku ka këputur ligamentin e këmbës, gjë që ka detyruar prindërit ta çojnë me urgjencë në spital, pas dhimbjeve të forta që kishte. Operacioni për meniskun e këmbës është kryer nga 2 mjekë të huaj dhe gjithçka ka shkuar shumë mirë, por 16-vjeçarja ka pasur komplikacione të brendshme pasi kishte marre sasi te madhe narkoze.  Pas ngjarjes, mjeku 53-vjeçar, anestezisti që e asistoi ka tentuar vetëvrasje dhe është në gjendje të rëndë për jetën. Sakaq, policia ka shoqëruar mjekët që kryen operacionin për t’i marrë në pyetje si dhe kanë sekuestruar kartelën mjekësore të adoleshentes.

Gjithashtu lexo

Emigranti shqiptar gjen portofolin me dollarë në New York dhe ia dorëzon të zonjës

Një emigrant nga Dibra e Madhe, i cili jeton në Staten Island, Nju Jork, ka …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *