Home / Lajme / Kronika e zezë / Vdes gjatë operacionit 15-vjeçarja, mjeku anestezist tenton vetëvrasjen

Vdes gjatë operacionit 15-vjeçarja, mjeku anestezist tenton vetëvrasjen

Një 15- vjeçare humbi jetën gjatë operacionit në spitalin privat Continental në Tiranë, ndërsa mjeku anestezist menjëherë pas kësaj ka tentuar të kryejë vetëvrasjen.

Ngjarja është shënuar rreth orës 01:00 të 15 majit 2017 informon policia e Tiranës.

Vajza që humbi jetën është identifikuar me inicialet B.P, 15 vjeçe ndërsa mjeku anestezist, është identifikuar me incialet  T. Zh, 53 vjeç.

Ora News mëson se vajza kishte pësuar një dëntim në meniskun e këmbës, gjatë një aktiviteti fizik në orën e fizkulturës në shkollë. Pas kësaj prindërit e kanë dërguar vajzën në spitalin privat ku është vendosur ndërhyrja.

Menjëherë pasi ka marrë anestezinë, 15 vjeçarja  ka ndërruar jetë. Burimet bëjnë me dije se raste të tilla ndodhin rrallë por nuk përjashtojet as mundësia që anestezisti ti ketë dhënë dozën e gabuar.

  “Mjeku anastezist T. Zh., 53 vjeç, banues në Tiranë, ka tentuar të kryeje vetvrasje (duke injektuar në trup prepart lëndë anastezie). Ai ndodhet në spital, në gjendje të rëndë shëndetësore duke u mbajtur nen kujdes mjekesor” informon policia

Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes. Në cilësinë e provës materiale është sekuestruar kartela mjekesor e 15 vjeçares.

Gjithashtu lexo

Kontrollohen lokalet e zhurmshme në Tetovë – (VIDEO)

Të dielën  rreth orës 1.00 pjestarë të policisë nga Sektori për Punë të Brendëshme në …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *