Home / Lajme / Kronika e zezë / Vdes një i moshuar Shqiptar, hidhet nga ballkoni

Vdes një i moshuar Shqiptar, hidhet nga ballkoni

Një person ka humbur jetën mëngjesin e sotëm, pasi është hedhur nga ballkoni i pallatit ku banonte në Shkodër.

Burime nga policia bëjnë me dije se ngjarja e rëndë ka ndodhur në lagjen Manush Alimani, Shkodër, ndërsa viktimë ka mbetur Brahim Kurti, 80 vjeç.

Nga informacionet paraprake dhe deklarimet e familjarëve dyshohet se viktima është  vet hedhur nga pallati.

Dyshohet se i moshuari ka ndërmarrë këtë akt fatal për jetën pasi vuante nga sëmundje mendore. Kurti ka gjetur vdekjen e menjëhershme si pasojë e plagëve të marra duke mos i dhënë mundësi familjarëve për ta dërguar për ndihmë në spital.

Policia e Shkodrës ka nisur hetimet. Po kryhen veprimet me grup hetimor për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *