Home / Lajme / Kronika e zezë / Vdes një person në Prishtinë, kërceu nga kati i lartë i një ndërtese në Dardani! (Foto,+18)

Vdes një person në Prishtinë, kërceu nga kati i lartë i një ndërtese në Dardani! (Foto,+18)

Një person ka kërcyer nga kati i lartë i një ndërtese në Kurriz të Dardanisë. Viktima ka ndërruar jetë menjëherë, derisa nuk dihen shkaqet pse ka bërë një gjë të tillë, shkruan Indeksonline.

Ndërkohë, zëdhënësja e Policisë për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti ka thënë për Telegrafin se një person, mashkull, i moshës rreth 60 vjeçare ka ndërruar jetë, pasi ka rënë nga një ndërtesë në Lagjen Dardania në Prishtinë.

“Rreth orës 10.10 një person ka rënë prej një ndërtese. Ekipet e nevojshme policore dhe ndihma e shpejtë kanë arritur në vendin e ngjarjes. Ekipi mjekësor e ka konstatuar vdekjen e personit”, ka thënë Ahmeti duke shtuar se Policia është duke u marrë me rastin.

Gjithashtu lexo

Plagos kushëririn me thikë, sherr për një vijë uji

Policia e Pukës ka arrestuar një person i cili ka plagosur me thikë dhe mjete të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *