Home / Lajme / Kronika e zezë / Vdes rrokeri i famshëm Chris Cornell pas koncertit

Vdes rrokeri i famshëm Chris Cornell pas koncertit

Rrokeri i famshëm Chris Cornell ka vdekur vetëm disa orë pas mbajtjes së një koncerit në Detroit.

Këngëtari, i cili fitoi shumë famë me grupin Soundgarden dhe më vonë me Audioslave, vdiq në moshën 52-vjeçare mbrëmjen e së mërkurës.

Përfaqëuesi i tij, Brian Bumbery, tha se vdekja ishte e papritur dhe se familja e tij ishte e tronditur nga ngjarja.

Shkaqet e vdekjes së tij nuk dihen akoma dhe pritet përgjigja e ekzaminimeve mjekësore.

Vdekja e lajmit të tij erdhi vetëm tetë orë pasi ai ka postuar mesazhin e fundit në Twitter ku shkruan: “#Detroit më në fund kthehet në Eock City!!!! @ @soundgarden #nomorebull.”

 

Gjithashtu lexo

Kontrollohen lokalet e zhurmshme në Tetovë – (VIDEO)

Të dielën  rreth orës 1.00 pjestarë të policisë nga Sektori për Punë të Brendëshme në …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *