Home / Kryesoret / Vdiq Shaban Dragaj, ish-ushtar i UÇK-së e kandidat për kryetar të Mitrovicës

Vdiq Shaban Dragaj, ish-ushtar i UÇK-së e kandidat për kryetar të Mitrovicës

Ka vdekur nga një sulm në zemër ish ushtari i UÇK-së, Shaban Drgaj. I ndjeri ishte i lindur në vitin 1958 në Leqinë të Drenicës.

Kishte mbaruar akademinë ushtarake në Sarajevë dhe kishte shërbyer si epror ushtarak në ish ushtrinë e RSFJ-së.

Me formimin e UÇK-së, Dragaj në fillim të muajit prill të vitit 1998, bashkë me të vëllanë Musën, iu bashkëngjit radhëve të saj, raporton Kp. Si pjesëtar i UÇK-së, ai ka marrë pjesë në betejat e Zonës operative të Dukagjinit, Berishës dhe Drenicës.

Pas mbarimit të luftës, Dragaj ka shërbyer në institucionet e Republikës së Kosovës. Dragaj është inkuadruar edhe në politikë dhe ka qenë kandidat për kryetar të Komunës së Mitrovicës.

Ai la pas vete gruan me dy fëmijë.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *