Home / Kryesoret / Vëllai publikon foton e fundit të Blertës, para se të hynte në operimin që i mori jetën

Vëllai publikon foton e fundit të Blertës, para se të hynte në operimin që i mori jetën

Roland Pepa, vëllai i 16- vjeçares Blerta Pepa, e cila gjeti vdekjen gjatë operacionit në gju në spitalin privat “Continental” në kryeqytet nuk e pranon dot ikjen e së motrës.

Ai ka publikuar fotografinë e fundit të saj, pak çaste para se të futej në operim, ku e e ndjera dukej e qeshur.

“Foto e fundit që të boni vëllai ty, ti ike duke qeshur zemra ime. Ti më premtove që do vijë prapë… por ti nuk erdhe na le vetëm… një ditë do takohemi edhe do jemi shumë të lumtur atje lartë”, shkuan vëllai në Facebook.

Më tej ai bën një postim tjetër ku thotë, “Si ike ti o shpirti vëllait si ike… si na le vetëm ç’kuptim ka jeta ime pa ty”.

Rreth orës 01:00 pas mesnatës mes të dielës dhe të hënës, në spitalin privat, gjatë operacionit pacientja Blerta Pepa, 16 vjeçe, ndërroi jetë teksa po operohej në gju.

Vdekja e së resë dyshohet se është shkaktuar për shkak të gabimit me dozën e anestezisë, çka ka bërë që mjeku Tefik Zhurda të tentojë fundin fatal, duke injektuar një preparat anestezia.

E reja po i nënshtrohej një ndërhyrje kirurgjikale pasi kishte dëmtuar ligamentin e këmbës në orën e fizkulturës te shkolla “Andon Zako Çajupi”.

“Bazuar në vlerësimin e ekspertëve tanë të anestezi- reanimacionit të cilët punojnë në Spitalin Continental si dhe të bashkëpunëtorëve të tyre arritëm në përfundimin se komplikacioni që çoi në humbjen e jetës së pacientes sonë është hipertemia maligan”, – thuhet në deklaratën e Spitalit Continental.

Në këtë reagim jepet edhe një informacion se çfarë është hipertemia maligna?

“Hipertermia Maligna përfaqëson një nga komplikacionet më të rënda dhe shumë të rralla që ndodh gjatë anestezisë. Ajo vjen si pasojë e një defekti genetik dhe që është e pamundur të zbulohet me anë të ekzaminimeve standarde apo të posaçme të kryera para operacionit. Hipertermia maligna vjen nga çlirimi masiv i energjive termike nga muskujt, si pasojë e aplikimit të substancave anestetike”.

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *