Home / Kryesoret / Vërejtje publike nga Komisioni Shtetëror për Pengimin e Korrupsionit në Maqedoni

Vërejtje publike nga Komisioni Shtetëror për Pengimin e Korrupsionit në Maqedoni

Komisioni Shtetëror për Pengimin e Korruspionit (KSHPK) ka konstatuar gjendje të përplasjes së interesave te Sonja Karkalasheva, bazuar në Nenin 9 të Ligjit për pengimin e përplasjes së interesave.

Personi në fjalë është anëtare e Këshillit shkollor në shkollën fillore ”Petar Musev” në Bogdanci, e kryen edhe funksionin e menaxheres së dy shoqërive tregtare ”Aluminko – Aleks Dooel” dhe ”Bodig Kompani Doel export-import”.

Prandaj, KSHPK-ja ka kërkuar nga personi Sonja Karkalasheva, që në afat prej 15 ditësh, nga dita e pranimit të kërkesës, të heqë dorë vullnetarisht nga kryerja e njërit nga funksionet, për t’i dhënë fund përplasjes së interesave.

Karkalasheva nuk e ka respektuar kërkesën e KSHPK-së, prandaj edhe lëshohet kjo vërejtje publike.

Gjithashtu lexo

Kujt i pengon xhamia në Kodrën e Diellit dorëzohet padi penale ndaj ndërtuesit të xhamisë

Pronarët e vilave në Kodrën e Diellit deri në Prokurorinë Themelore Publike në Tetovë, kanë …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *