Home / Kryesoret / Vetëm Zaev ka kandiduar për kryetar të LSDM-së dhe ka mbështetjen e gjithë partisë?

Vetëm Zaev ka kandiduar për kryetar të LSDM-së dhe ka mbështetjen e gjithë partisë?

Pas skadimit të afatit për konkursin për vetëkandidim për kryetar të Lidhjes Social-Demokrate të Maqedonisë (LSDM), në këtë parti nuk kanë arritur kandidatura tjera pos ajo e liderit të deritanishëm, Zoran Zaev. Agjencia Meta bën me dije se përpos kandidaturës së vetme të tij, ai ka mbështetjen e të gjithë strukturat organizative dhe komunale të LSDM-së.

Megjithatë, zëdhënësi i kësaj partie, Petre Shilegov nuk jep detaje sepse sipas tij, të hënën do të shqyrtohen kandidaturat.

“Tani për tani nuk mund të dalim me informata sepse duhet njëherë të kontrollojmë se sa aplikime ka pasur në konkurs. Nesër do të mund të japim informata adekuate” shprehet Shilegov.

Sipas afateve të kandidimit, kandidaturat do të përcillen në Këshillin Qendror i cili më 17 maj, apo të mërkurën do ti konfirmojë propozim listat të kandidatëve për kryetar të LSDM-së si dhe anëtarë të Bordit Qendror dhe Mbikëqyrës. Më pas, ka afat prej 6 ditëve për prezantimin kandidaturave. Më 27 maj, në kongresin e LSDM-së do të zgjidhet kryetari i kësaj partie.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *