Home / Lajme / Rajon / Vetëplagoset me armë gjahu në banesë, 69-vjeçari vdes në spital

Vetëplagoset me armë gjahu në banesë, 69-vjeçari vdes në spital

Një 69-vjeçar ka humbur jetën në Elbasan teksa është vetëplagosur me armën e tij të gjahut. Ngjarja ka ndodhur në lagjen”5 Maji”.

Policia e Elbasanit thotë se Petrit Zenuni në kushtet e depresionit nervor është vetëplagosur me armë gjahu “Teke” në banesën e tij.

Ai është dërguar menjëherë për ndihmë mjekësore në Spitalin Kirurgjik Elbasan por më pas ka ndërruar  jetë.

Arma e gjahut u sekuestrua nga grupi hetimor në cilësinë e provës materiale.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan për veprime të mëtejshme për veprën penale “Shkaktimi i vetëvrasjes”.

Gjithashtu lexo

Digjet një Audi Q7

Në rrethana ende të pasqaruara është djegur një veturë e tipit “Audi Q7”në qytetin e …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *