Home / Showbiz / Vida Kunora – Bilbili i Malësisë! Është më e kërkuara në mbrëmjet live (FOTO)

Vida Kunora – Bilbili i Malësisë! Është më e kërkuara në mbrëmjet live (FOTO)

Është më e kërkuara në mbrëmjet live, që organizohen kudo në diasporë. Vida Kunora, një ndër zërat më të bukur dhe më të dashur të trevave të veriut, sjell klipin e saj më të ri: ‘Me shqiptare ke me u martu’, një prodhim i Swart. Këngëtarja ruan formën dhe bukurinë e rinisë së hershme, tashmë nënë e dy fëmijëve dhe me jetë koncertore të ngjeshur. Suksese të mëtejshme dhe sa më shumë hitë në vazhdim…

– Vida, përshëndetje! Këtë herë na vjen me një klip të ri, na trego pak më shumë?

Përshëndetje dhe respekte, faleminderit për intervistën dhe vëmendjen tuaj për të promovuar punën tonë! Sapo ka dalë në treg kënga dhe klipi më i ri ‘Me shqiptare ke me u martu’… është pritur mrekullueshëm. Kënga është punuar në studion e Genti Lako, me të cilin bashkëpunoj prej shtatë vitësh dhe video e realizuar nga Swart.

– Bashkëpunimet janë në trend tani dhe zakonisht që të bëhen hite, janë gjithmonë një këngëtar dhe një këngëtare, pse jo dy këngëtare?

Këngët duet janë gjithnjë të bukura, sidomos mashkull-femër kanë më larmishmëri dhe janë më të kapshmë për audiencën.

– Çfarë vlerëson më shumë në jetë?

Në jetë vlerësoj familien, shëndetin dhe gjithcka tjetër të mirë që ka të bëjë me mua.

– Sa e vështirë është, të jesh një këngëtare e talentuar, në këtë lëmsh të patalentuarish që vërtiten, në muzikën shqiptare?

Të jesh e talentuar në këto kohë është të mbijetosh, por gjithmonë këngët e bukura dhe muzika e mirë fitojnë vëmendjen e publikut. Disa këngë e këngëtarë vijnë e ikin si kërpudhat pas shiut, ndërsa krijimet e mira bëhen hite.

– Të jesh personazh publik, ka më shumë ane pozitive sesa negative?

Të jesh përson publik është bukur, në investojmë për tu bërë të tillë e pastaj mërzitemi. është shumë bukur dhe privilegj mendoj unë. Kështu e shoh, më vjën mirë kur njerëzit më admirojnë e më thonë ‘Krenaria e malësisë’ Shpresoj ta meritoj.

– Si do të doje të identifikohej imazhi yt si këngëtare?

Mendoj që kam krijuar imazhin tim, këndohen këngët e mia, më adhurojnë zërin, repertorin, veshjet e lukun. Më pëlqën kur thonë: ‘Si Vida’

– Mendon se një fytyrë e bukur fsheh edhe një shpirt të bukur?

Do të thoja një buzëqeshje e bukur fsheh një shpirt të bukur. Mënyra si buzëqesh, si flet, si rri, si sillesh… këto pasqyrojnë shpirtin, jo fytyra.

– E ke të rëndësisshme të jesh “in” me tendencat e fundit?

Më pëlqen të eci me kohën, jam e fiksuar pas pamjes së jashtëme: grimi, flokët, veshjet dua të jenë perfekte.

– Sa natyrë ekspresive e konsideron veten?

Jam shumë e qetë, nervat i ledhatoj (qesh) Shquhem për qetësi, i marr gjërat me sportivitet dhe më del më mirë. Para një muaji më iku avioni, duke qeshur mora linjën tjetër dhe prita katër orë. Ja pra cdo gjë u rregullua, me qetësi, dashuri dhe ëmbëlsi. Jeta vazhdon.

– Të qenit e pëlqyer e bën më të bukur ekzistencën e një artisti?

Të jesh e pëlqyer ke arritur atë cfarë do. Në fund të fundit jetojmë që të pëlqehemi.

Intervistoi : Hermes Nikaj/ Grimi: Zamaida Strekaj/ Fotografia: F. Maliqi

Gjithashtu lexo

Tuna në shënjestër të kritikave

Në rrjedhë kronologjike, Altuna Sejdi – Tuna gjithmonë ka qenë një hap para kur është …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *