Home / Lajme / Kronika e zezë / Video/ Italiani merr në qafë familjen shqiptare, aksident i rëndë me 5 të plagosur

Video/ Italiani merr në qafë familjen shqiptare, aksident i rëndë me 5 të plagosur

Pesë anëtarë të një familjeje, që udhëtonin nga Mallakastra drejt kryeqytetit me automjetin e tyre, kanë mbetur të plagosur në një aksident automobilistik në Durrës.

Ngjarja e rëndë është shënjuar pasditen e djeshme në aksin Plepa-Shkozet, por fatmirësisht pa pasoja fatale për jetën.

 Sipas Policisë, dy makina një “Benz” dhe një tjetër “BMW” janë përplasur fort me njëra-tjetrën dhe si pasojë janë plagosur të gjithë familjarët që ndodheshin në makinën tip “Benz”, ndërsa drejtuesi i makinës tjetër (shtetasi italian) nuk ka pësuar lëndime. ”

aksident1 durresPërplasja e fortë e dy automjete ndodhi rreth orës 17:10, në një kryqëzim në unazën Plepa-Shkozet,- bën të ditur Policia.

Një mjet tip ‘BMW’ me targa italiane me drejtues shtetasin italian M.D. është përplasur me një mjet tip ‘Benz’, me drejtues shtetasin A.S., 31 vjeç, banues në Tiranë. Për pasojë u plagosën 5 persona që udhëtonin në mjetin tip ‘Benz’, konkretisht drejtuesi i mjetit, shtetasi A.S. dhe pasagjerët në mjet, bashkëshortja e tij, shtetasja D.S. 26 vjeçe, 2 vajzat e mitura, shtetaset S.S., 1 vjeçe, dhe V.S., 5 vjeçe, si dhe shtetasja H.D., 65 vjeçe, banuese në Mallakastër”.

aksident2 durresMenjëherë në vendin e ngjarjes mbërritën forca të shumta policie, autoambulanca dhe ekspertë të aksidenteve, të cilët nisën hetimet për të mësuar shkaqet e aksidentit ku mbetën të plagosur pesë persona, konkretisht dy vajza, 1 dhe 5 vjeçe.

Vajzat e mitura dhe gjyshja e tyre, shtetasja H.D., u transportuan drejt spitalit të Durrësit për të marrë ndihmën e parë, ndërsa çifti i bashkëshortëve, të cilët ishin në gjendje më të rëndë shëndetësore u transportuan me urgjencë drejt Spitalit Ushtarak në Tiranë.

Burime thanë se çifti i bashkëshortëve ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore dhe ndodhen nën kujdesin intensiv të bluzave të bardha.

Mungesa e sinjalistikës rrugore horizontale dhe vertikale është kthyer në burim aksidentesh të shpeshta në unazën Plepa-Shkozet. Për shkak të mungesës së sinjalistikës, në këtë rrugë janë shënuar me dhjetëra aksidente, pjesa dërmuese me pasoja të rënda për jetën.

Asnjë prej semaforëve të ngritur nëpër kryqëzimet e këtij aksi nuk është në funksion, ndërsa banorët kanë ngritur me dhjetëra herë shqetë- simin, pasi fëmijët e tyre kalojnë çdo ditë nga njëri krah i rrugës në tjetrin, duke vënë jetën në rrezik.

Gjithashtu lexo

Plagos kushëririn me thikë, sherr për një vijë uji

Policia e Pukës ka arrestuar një person i cili ka plagosur me thikë dhe mjete të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *