Home / Lajme / Kronika e zezë / VIDEO/ Ja pamjet si bariu shpëton 2 policët që u bllokuan në kanionet e Tepelenës

VIDEO/ Ja pamjet si bariu shpëton 2 policët që u bllokuan në kanionet e Tepelenës

Dy punonjës policie janë shpëtuar pas gati 24 orësh, pasi kishin mbetur të bllokuar në një humnerë në Nivicë të Tepelenës.

Gjatë ditës së djeshme, Shefi i Rendit të Komisariatit të Policisë Tepelenë  Komisar Roland Zhapa së bashku me SPZ-në e zonës Inspektor Fejzo Meçe, bazuar edhe mbi bazën e disa informacioneve të marra në rrugë operative  së në pikën më të lartë të Kanioneve të Nivicës mund të ketë të kultivuara bimë narkotike, kanë ushtruar kontroll në territor.

Për shkak të terrenit shumë të thepisur dhe shumë të vështirë, në pikën më të lartë të kanioneve është ngjitur Shefi i Rendit dhe SPZ i zonës.  Ata kanë ushtruar kontroll në këtë territor por nuk kanë konstatuar bimë narkotike të kultivuara. Punonjësit e policisë janë përpjekur të zbresin por kanë mbetur të bllokuar në krye të kanioneve.

Menjëherë janë marrë masa nga ana e Komisariatit të Policisë Tepelenë. Për shkak të terrenit shumë të vështirë, nuk ishte e mundur t’ju vihej në ndihmë.

Drejtori i Policisë së Shtetit ka urdhëruar alpinistët e repartit RENEA për të shkuar menjëherë në drejtim të tyre, pasi helikopteri e ka pasur të pamundur të ulej për të tërhequr dy efektivat e Policisë.

Alpinistët e Reneas janë afruar në zonën ku kishin mbetur të bllokuar dy efektivët dje ne mbrëmje, por për shkak të errësirës  janë tërhequr pa mundur t’ju shkojnë në ndihmë.

Mëngjesin e sotëm, kanë vijuar përpjekjet me alpinistët e RENEAs për të shkuar në ndihmë të dy punonjësve të Policisë, por përsëri ka qenë e pamundur për shkak te terrenit.

Ne drejtim të tyre është nisur helikopteri i Emergjencave Civile, por për shkak të erës së fortë është ulur në fshatin Krahës të Tepelenës, në pritje të përmirësimit të kushteve të motit, pasi e ka të pamundur kryerjen e operacionit të shpëtimit.

Rreth orës 12:25 punonjësit e Policisë janë nxjerrë nga toka me ndihmën e punonjësve të policisë dhe të një bariu që e njihte mirë terrenin,  pasi nga ajëri helikopteri për shkak të erës së fortë  nuk është futur dot.

Punonjësit e Policisë  tashmë  kanë dalë nga zona me rrezik  duke vijuar lëvizjen të shoqëruar nga kolegët dhe një mjek i cili po kujdeset për gjendjen shëndetësore të tyre, ku paraprakisht të dy  janë mirë.


 

Gjithashtu lexo

Kontrollohen lokalet e zhurmshme në Tetovë – (VIDEO)

Të dielën  rreth orës 1.00 pjestarë të policisë nga Sektori për Punë të Brendëshme në …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *