Home / Lajme / Rajon / Vijojnë hetimet – Vlorë, kufoma në det, dyshohet se është e skafistit të gomones

Vijojnë hetimet – Vlorë, kufoma në det, dyshohet se është e skafistit të gomones

Një trup i pajetë është konstatuar mëngjesin e sotëm në ujërat e Ishullit të Sazanit. Sipas Rojes Bregdetare të Marinës në Vlorë, trupi i pajetë është konstatuar në pjesën veriore të Ishullit të Sazanit, rreth 5-6 m larg nga bregu i detit.

Dyshohet se trupi i pajetë i përket njërit prej 2 skafistëve të zhdukur të gomones me drogë që u gjet më 11 mars 2017 me 1.2 ton hashash në bord.

Më 24 mars u gjet trupi i mbytur i skafistit të parë, 60 vjeçarit Luman Laze.

Gomonia e cila  u gjet e braktisur me 11 mars në ishullin e Sazanit, dyshohet se mbante 1.2 kanabis.

Mjeti lundrues u nxor një ditë më pas me ndihmën e forcës detare.

Ne foto: Trupi i pajete nxirret nga uji

Ne foto: Trupi i pajete nxirret nga uji

Gjithashtu lexo

Futet për nevoja personale në bunker, burrit i ndryshon jeta përgjithmonë

Ka ndodhur në një fshat të Elbasanit. Burri hyn për nevoja personale në një bunker …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *