Home / Lajme / Kronika e zezë / Vjedhje në Tetovë, vidhen para dhe bizhuteri ari me vlerë 1000 euro

Vjedhje në Tetovë, vidhen para dhe bizhuteri ari me vlerë 1000 euro

Të shtunën në mbrëmje në mes orës 19 dhe 22, persona të panjohur në mungesë të familjarëve të shtëpisë në kohën kur është kryer vjedhja në shtëpinë e 29-vjeçari A.K nga Tetova, e vendosur në rrugën “Vëllezërit Simovski” në Tetovë, transmeton TetovaSot.

Sapo kanë thyer xhamat nga dritarja e njërës prej dhomave në bodrumin e shtëpisë, kanë hyrë brenda, dhe kanë kontrolluar plotësisht dhomat dhe një rrëgall në dhomë gjumin kanë gjetur dhe sekuestruar 500 euro dhe një qostek prej ari me varëse dhe më pas pa u vënë re nga askush, janë larguar nga shtëpia.

 Shuma totale që është vjedhur është vlerësuar në 50 mijë denarë, ndërsa dëmi material është 2.000 denarë.

Në vendin e ngjarjes është bërë inspektimit për të dhënë një pasqyrë, dhe për të  hedh në dritë mbi të raportuarën dhe janë duke punuar në zbulimin e kryerësve.

Gjithashtu lexo

Shqyrtohet mundësia për punën në dy turne të kopshteve

Qeveria e Maqedonisë është duke e shqyrtuar mundësinë për të vendosur orar në dy turne …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *