Home / Lajme / Rajon / Vjehrrit e dhunshëm shqiptarë detyruan dy nuse të braktisnin djali i tyre, të tretën ia vrasin

Vjehrrit e dhunshëm shqiptarë detyruan dy nuse të braktisnin djali i tyre, të tretën ia vrasin

Një 73-vjeçar në Kurbin vrau nusen e djalit pasi e goditi atë me levë pas kokës. Autori i vrasjes së nuses së djalit të tij, Ndoc Tota, gjatë rimarrjes në pyetje nga Policia e Kurbinit ka shfaqur pendesë për krimin.

Viktima është 41-vjeçarja Vera Tota, nënë e dy fëmijëve e cila mbeti e vdekur pasi u qëllua me një levë hekuri pas një debati me vjehrrin e saj. Ngjarja ka shkaktuar tronditje në fshatin Zhejë të Kurbinit, pasi askush ende nuk e kupton se si konflikti vjehërr-nuse arriti deri në vrasje.

Tota, në dëshminë e tij para grupit hetimor, ka pretenduar se marrëdhënia e tyre ishte konfliktuale, që lidhej me mungesën e përkujdesjes së treguar nga nusja e djalit për dy prindërit e moshuar të burrit të saj, shkruan Panorama.

Nëna e dy fëmijëve mbeti e vdekur të mërkurën rreth orës 05:00 të mëngjesit. 75-vjeçari u largua nga banesa pas ngjarjes, ndërsa u arrestua nga forcat e policisë dy orë më pas, në kushte të rënduara psikologjike në një zonë të pyllëzuar.

Trupi i pajetë i 41- vjeçares u gjet në oborrin e banesës së familjes Tota nga burri i saj, që sapo ishte kthyer nga puna, si roje nate. Ndonëse Tota pretendon për konflikte të herëpashershme, policia nga ana e saj thotë se nuk ka pasur asnjë denoncim për një fakt të tillë.

Por, kjo konfirmohet edhe nga fqinjët, të cilët shprehen se mes viktimës dhe dy prindërve të bashkëshortit të saj kishte pasur konflikte të vazhdueshme dhe dhunë, ndonëse viktima ishte fjalëpak.

Familjarët e viktimës, në dëshminë e tyre shkojnë më tej, duke thënë se 41-vjeçarja ishte viktimë e dhunës sistematike nga vjehrri dhe vjehrra. Madje ata rrëfejnë se viktima me bashkëshorti ishin larguar me shtëpi me qira në Laç, por tre muaj më parë ata ishin rikthyer, sepse nuk kishte kush të kujdesej për dy prindërit e moshuar të bashkëshortit të saj.

41-vjeçarja që mbeti e vdekur nga dhuna e babait të bashkëshortit të saj, ishte gruaja e tretë e Arben Totës. Nga dëshmitë e fqinjëve të familjes në Zhejë, mësohet se marrëdhëniet e vështira mes prindërve të tij dhe dy bashkëshorteve të para të tij kishte bërë që ato ta braktisnin 45-vjeçarin Tota. Sipas fqinjëve, dy nuset e para, por edhe e fundit që mbeti viktimë, kanë rënë pre e dhunës së ushtruar nga dy prindërit e moshuar.

Gjithashtu lexo

Vdes ish-kryeministri Bajram Rexhepi – (VIDEO)

Ish- kryeministri i Kosovës, Bajram Rexhepi ka ndërruar jetë pas një sëmundje për të cilën …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *