Home / Kryesoret / VMRO: Do të ndjekim çdo veprim të Qeverisë – (VIDEO)

VMRO: Do të ndjekim çdo veprim të Qeverisë – (VIDEO)

Nikolla Todorov anëtarë i Komitetit Ekzekutiv të VMRO-DPMNE-së, ka deklaruar se përpjekjet e qytetarëve për ruajtje të unitaritetit të Maqedonisë dhanë fryt, ngase sot u dhanë garancitë se nuk do të shkatërrohet karakteri unitar i Maqedonisë multietnike.

“I tërë opinioni ishte dëshmitarë i mashtrimit post-zgjedhor, e shndërruar në Platformën e Tiranës e cila u bë kusht për formimin e Qeverisë së re dhe paraqiste rrezik për të ardhmen e Maqedonisë. Për këto skenarë ka reaguar edhe VMRO-DPMNE. Edhe pse fituam në zgjedhje. LSDM-së i ofruam që të heq dorë nga Platforma dhe ne do t’i japim përkrahje për formim të Qeverisë. Kjo nuk ndodhi. Sjellja e papërgjegjshme e LSDM-së ka kulminuar me dhunën politike gjatë tentimit për të zgjedhur Talat Xhaferin për kryetar të Kuvendit”, tha Todrov, ,  i cili shtoi se “nëse Zaev do të mirte guximin më herët të heq dorë nga Platforma e Tiranës, deri tani do të ishin debllokuar të gjithë proceset dhe do të kishim edhe zgjedhje lokale, transmeton Televizioni Koha.

SIpas Todorovit përgjegjësi për formimin e qeverisë ka Zoran Zaev dhe vrmo ironizon se sa vlen fjala e tij.

“Nga sot e më tutje edhe LSDM dhe Zaev kanë përgjegjësi e plotë dhe nga ato varet formimi i Qeverisë së re. Zoran Zaev është mandatari i parë i cili nënshkruan se nuk do t’i shkel interesat më të mëdha të shtetit.  VMRO-DPMNE e di se vlen fjala e Zaevit. Për këtë shkak VMRO do të ndjek me kujdes punën e tij dhe nuk do të lejoj që çfarëdolloj arsye të heq dorë nga garancitë të cilat i ka dhënë”, tha mes tjetrash Todorov, transmeton Televizioni Koha.

 

 

 

Gjithashtu lexo

Përmes Serbisë po zbatohet një skenar për destabilizimin e Ballkanit, ja kush alarmon

Lidhja Demokrate e Maqedonisë (LD) nëpërmjet një kumtese vlerëson se tërheqja e personalit të ambasadës …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *