Home / Kryesoret / VMRO-DPMNE-ja vendosi mbrëmë, shkojmë deri në fund

VMRO-DPMNE-ja vendosi mbrëmë, shkojmë deri në fund

VMRO-DPMNE, në mbledhjen e mbrëmshme ka betonuar vendimin për mosnjohjen e kryeparlamentarit të ri dhe moslejimin e, siç thonë ata, zbatimit të Platformës nga Tirana,

Mbrëmë Komiteti Qendror i VMRO-DPMNE ka mbajtur një mbledhje që ka zgjatur deri vonë. Në këtë mbledhje është vendosur se VMRO-DPMNE-ja nuk do të heqë dorë nga vendimi për të mos njohur kryeparlamentarin e ri Talat Xhaferrin, ndërsa do të kërkojnë përgjegjësi penale ndaj deputetëve Goran Misovski dhe Ferid Muhiq, të cilët udhëhoqën mbledhjen dhe procesverbalet për shpalljen e Xhaferin për kryeparlamentar. Ndaj tyre u kërkua ndëshkim i ashpër për sjellje të tillë siç thuhet antishtetërore.

“Mosrespektimi i Kushtetutës dhe mosrespektimi i Maqedonisë mund të paraqes hyrje të rrezikshme në një praktikë të re për devalvimin e vendit.Vendosja e institucioneve ilegale do të ishte një precedent që në të ardhmen mund të keqpërdorej”, theksohet në vendimet e VMRO-DPMNE, e cila i bëri thirrje siç nënvizohet LSD që të heq dorë nga Platforma e Tiranës.

Gjithashtu lexo

Katër të lënduar në afër Gostivarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma rreth orës 23 në autostradën Gostivar-Tetovë në afërsi të pikës së pagesës …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *