Home / Lajme / Maqedoni / VMRO-DPMNE: Ka ardhur koha që LSDM-ja të vetëdijësohet

VMRO-DPMNE: Ka ardhur koha që LSDM-ja të vetëdijësohet

VMRO-DPMNE-ja në kumtesë me shkrim deri te mediat porosit se ka ardhur koha që LSDM-ja të vetëdijesohet dhe të kuptojë se populli për asnjë çmim nuk do të lejojë që të shiten interesat shtetërore dhe kombëtare dhe se populli e do vendin e vet dhe nuk do të tregtojë me të.

Opinioni maqedonas, thuhet në kumtesë, në periudhën e fundit është dëshmitar se si LSDM-ja përpiqet që në afatin më të shkurtër të mundshëm ta kontrabandojë Deklaratën e Tiranës, duke mos kërkuar mënyrë dhe duke mos menduar në pasojat e mundshme.

“Kriminogjeni LSDM kreu tentim për grusht shtet, përmes shkeljes së Kushtetutës, ligjeve dhe Rregulloren për punë të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë. LSDM-ja e shkeli demokracinë pas përpjekjes që ilegalisht ta shpallë Talat Xhaferin për kryetar të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë. LSDM-ja duhet të përgjigjet, për shkak se dhunën politike që e zbatoi rezultoi edhe me dhunë fizike”, thuhet në kumtesën nga VMRO-DPMNE-ja.

Thuhet se në këtë mënyrë LSDM-ja edhe një herë ka dëshmuar se nuk i intereson populli, e as shteti.

“LSDM-ja që të vijë në pushtet jo vetëm që e pranoi platformën e Tiranës por ashpër e shkeli Kushtetutën, ligjin dhe Rregulloren për punë të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë. Më 27 prill e abuzoi vullnetin e qytetarëve dhe e pamundësoi të drejtën e diskutimit të të zgjedhurve të tyre demokratik dhe jashtë të gjithë procedurave u përpoq të zgjedhë spiker të platformës së Tiranës. Krimineli Zoran Zaev jepte urdhra që të shtihet në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë. jepte urdhra që të shtihet drejt popullit maqedonas, popull i cili i mbron interesat shtetërore dhe kombëtare. Për këtë krimineli Zoran Zaev duhet të përgjigjet”, thuhet në kumtesën nga VMRO-DPMNE-ja.

Gjithashtu lexo

Stejt Departamenti: Qeverisja e VMRO-së ka nxitur diskriminim fetar në Maqedoni

Grupet religjioze në Maqedoni vlerësojnë se ish-Qeveria e VMRO-DPMNE-së e ka favorizuar Kishën Ortodokse – …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *