Home / Kryesoret / VMRO-DPMNE kërkon lirimin e kriminelëve maqedonas!

VMRO-DPMNE kërkon lirimin e kriminelëve maqedonas!

VMRO-DPMNE-ja apelon deri te institucionet të cilët kujdesen për qeverisjen e të drejtës të mos arrestojnë njerëz të pafajshëm duke shpejtuar që të tregojnë ndonjë rezultat për ngjarjet e tmerrshme të cilat ndodhën në Kuvend, theksoi sot në konferencën për shtyp Antonio Milloshoski, anëtar i KE të VMRO-DPMNE-së.

Ai theksoi se gjatë ditës së djeshme deri te partia e tyre kanë mbërritur informata se janë arrestuar më shumë njerëz të cilët nuk kanë ushtruar kurrfarë dhune ose vepër penale, ndërsa policia i ka mbajtur me orë në stacionin policor.

“Apelojmë deri te ministri i Punëve të Brendshme të mos i tejkaloj këto kompetenca për shkak se një pjesë e tyre kanë marrë edhe paraburgim pa dëshmi elementare se kanë kryer çfarëdo lloj vepre penale ose dhunë. Duhet të kufizohet shumë saktësisht hyrja disaorëshe e disa qytetarëve në Kuvend për shkak të revoltës dhe zemërimit të mbledhur, nga politikat antishtetërore të LSDM-së nga ato procedura jo të punës dhe të tjera të cilat kanë qenë në kundërshtim me procedurat demokratike dhe të kufizohet nga ata individë të cilët pa arsyetim dhe pa kurrfarë pranimi kanë shkaktuar lëndime të rënda trupore deputetëve dhe personave të tjerë të pranishëm në Kuvend”, tha Milloshoski.

MPB-ja dhe Prokuroria, theksoi, duhet të jenë të vetëdijshme se që dikë të arrestojnë dhe të nxjerrin para gjykatës duhet të kenë dëshmi të fuqishme për vepër të kryer penale. Sipas tij, PTHP dhe gjykatat nuk guxojnë të kenë arshina të ndryshme për ngjarjet e këtilla, nga ngjarjet gjatë dhunës ndaj policisë të bëra nga protestuesit shumëngjyrësh vitin e kaluar, të cilët kryenin dhunë ndaj policisë së Maqedonisë, demoluan disa institucione ose i dëmtuan.

Theksoi se përkujtojnë se shkaktues i kësaj kryengritjeje popullore është pikërisht LSDM-ja e cila 60 ditë i injoroi qytetarët dhe mendimin e tyre, protestat e tyre të cilët në mënyrë të qetë dhe demokratike protestonin, i provokonte me fyerje, me fjalë nënçmuese…

Sipas tij, precedenti i më madh megjithatë ndodhi me shkeljen e Rregullores dhe me zgjedhjen joligjore të Xhaferit për kryetar të Kuvendit.

Gjithashtu lexo

Stejt Departamenti: Qeverisja e VMRO-së ka nxitur diskriminim fetar në Maqedoni

Grupet religjioze në Maqedoni vlerësojnë se ish-Qeveria e VMRO-DPMNE-së e ka favorizuar Kishën Ortodokse – …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *