Home / Lajme / Maqedoni / VMRO-DPMNE ofron tre data për zgjedhjet lokale

VMRO-DPMNE ofron tre data për zgjedhjet lokale

VMRO-DPMNE ka ofruar tre data të mundshme për mbajtjen e zgjedhjeve lokale. Antoni Milloshoski sot në konferencë për shtyp tha se partia e tyre vlerëson se më mirë është që të mbahen sa më shpejt zgjedhje lokale edhe atë kah mesi i korrikut.

“Nëse shumica parlamentare nuk është e gatshme për zgjedhje të shpejta në korrik, atëherë, termini i dytë i pranueshëm është 17 ose 24 shtator. Nëse shumica parlamentare LSDM, BDI, BESA dhe Aleanca për shqiptarët nuk janë të gatshme për zgjedhje lokale në shtator, atëherë propozojmë që zgjedhjet të mbahen më 15 tetor”, ka thënë Milloshoski.

Sipas tij çdo tentim për të anuluar edhe më shumë zgjedhjet lokale dhe të bllokohet mandati i komunave do të konsiderohet si ikje nga zgjedhjet.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *