Home / Kryesoret / VMRO-DPMNE: Së bashku me zgjedhjet lokale edhe parlamentare

VMRO-DPMNE: Së bashku me zgjedhjet lokale edhe parlamentare

VMRO-DPMNE në kumtesën e sotme e përsërit qëndrimin në tetor së bashku me zgjedhjet lokale të mbahen edhe zgjedhje të parakohshme parlamentare.

“LSD duhet të ballafaqohet me qytetarët dhe të shoh çka mendon popullit për politikën e tyre destruktive.  Nëse ekziston të paktën vetëm pak guxim, ndershmëri dhe përgjegjësi ndaj popullit vet, LSD do të pajtohet në tetor së bashku me zgjedhjet lokale të mbahen edhe zgjedhje të parakohshme parlamentare në shpenzimin e njëjtë. Krimineli Zaev kështu do të dëgjojë nga dora e parë çka mendon populli për politikën e tij antishtetërore”, qëndron në kumtesë.

Më herët ose më vonë, sipas tyre, Zaev do të ballafaqohet me gjykatën e popullit dhe paralajmëroi se LSD të mos mendoj të ik nga zgjedhjet lokale siç paraprakisht iku nga mbajtja e zgjedhjeve parlamentare të vitit të kaluar.

Gjithashtu lexo

Shkarkohet Zvërlevski, me 64 vota për dhe asnjë kundër

Kuvendi i Maqedonisë, pas debateve disajavëshe maratonike të deputetëve VMRO-DPMNE-së, e shkarkoi kryeprokurorin publik Marko …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *