Home / Kryesoret / VMRO: Kuvendi i Maqedonisë do bëhet i treti në rajon që do flasë shqip

VMRO: Kuvendi i Maqedonisë do bëhet i treti në rajon që do flasë shqip

VMRO-DPMNE-ja, me anë të një deklarate për shtyp, i ka bërë thirrje Lidhjes Social-demokrate t’i japë fund terrorit që po ushtron ndaj qytetarëve me anë të Talat Xhaferit si kryeparlamentar, i cili ka thënë se do t’i udhëheqë seancat në gjuhën shqipe.

“Kryetari i paligjshëm i Kuvendit ka paralajmëruar se Kuvendit ka paralajmëruar se seancat do t’i udhëheq në gjuhën shqipe, ndërsa me këtë Kuvendi do të bëhet kuvendi i tretë në rajon ku seancat do të udhëhiqen në gjuhën shqipe”, kanë thënë nga kjo parti.

E gjithë kjo, thonë nga VMRO-DMNE, është jashtë Marrëveshjes së Ohrit ku qartë thuhet se deputetët mund të drejtohen në gjuhën e tyre amtare, nëse atë e flasin mbi 20 për qind e popullatës, sepse kjo është e drejtë individuale, por kur udhëhiqet seanca, ky akt është nga pozita e kryetarit të Kuvendit dhe në emër të institucionit që përfaqëson dhe për këtë arsye, thonë nga VMRO-DPMNE-ja.

“Heshtja në LSDM-së është argument se ka filluar realizimi i Platformës së Tiranës. Kjo platformë ka filluar të realizohet edhe pse populli është kundër saj.

A ishte kjo pjesë e programit të LSD? Është koha që krimineli i aboluar të kthjellet. Është koha që të përfundoj terrori që po bën LSDM mbi popullin maqedonas,” thuhet në deklaratën e kësaj partie.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *