Home / Kryesoret / VMRO–LSDM, mosmarrëveshje për zgjedhjet lokale – (VIDEO)

VMRO–LSDM, mosmarrëveshje për zgjedhjet lokale – (VIDEO)

VMRO-DPMNE-ja vlerëson se LSDM-ja nga frika për t’u ballafaquar me qytetarët tenton ta prolongojë afatin për mbajtjen e zgjedhjeve lokale. Nga LSDM-ja kërkojnë, siç thonë, menjëherë të marrë guxim dhe t’i vendosë interesat dhe prioritetet shtetërore mbi ato partiake. Zgjedhje lokale, thonë nga partia duhet të mbahen në afat më të shpejtë të mundur, ndërsa zgjedhje parlamentare së bashku me ato lokale.

“LSD dhe shumica parlamentare duhet të mundësojnë funksionim të pandërprerë të njësiteve të vetëqeverisjes lokale dhe në afat më të shpejtë të mundur të votojnë vazhdim të mandateve të kryetarëve të komunave dhe këshillave të komunave dhe qytetit të Shkupit, por të caktohet edhe data më e shpejtë e mundur për mbajtjen e zgjedhjeve lokale”, thuhet në kumtesën e VMRO-DPMNE-së, transmeton Televizioni Koha.

Nga partia theksojnë se mbajtja e zgjedhjeve lokale nuk ka asnjë lidhje me formimin e qeverisë dhe se LSDM-ja nuk duhet dhe nuk mund të kërkojë justifikime për mbajtjen e zgjedhjeve lokale, të cilat janë të rregullta dhe të domosdoshme. Nga LSDM konsiderojnë se kryetari Gjorge Ivanov duhet menjëherë ta japë mandatin dhe me atë të mundësojë që kryetari i partisë Zoran Zaev shpejt të formojë Qeveri të re dhe atë ligjërisht të konfirmohet data për zgjedhjet lokale.Nga partia konsiderojnë, siç thonë “vendosja me data për zgjedhjet lokale si në loto emision është përfundimisht joserioze dhe nuk çon askund” dhe se në VMRO-DPMNE duhet të mbisundojë arsyeja, partia të veprojë në mënyrë konstruktive dhe të mundësojë që Maqedonia të shkojë përpara.Çdo ditë të re bllokadë të proceseve demokratike, shtohet në të, është dëm i ri mbi qytetarët dhe interesat shtetërore. /Tv Koha/

 

 

Gjithashtu lexo

Stejt Departamenti: Qeverisja e VMRO-së ka nxitur diskriminim fetar në Maqedoni

Grupet religjioze në Maqedoni vlerësojnë se ish-Qeveria e VMRO-DPMNE-së e ka favorizuar Kishën Ortodokse – …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *