Home / Lajme / Maqedoni / VMRO: Maqedonia është viktimë e Zaevit

VMRO: Maqedonia është viktimë e Zaevit

VMRO-DPMNE në komunikatën e sotme akuzon Lidhjen Socialdemokrate të Maqedonisë se po hesht ndaj deklaratës së Talat Xhaferit, i cili tha se seancat në Kuvend do t’i udhëheqë edhe në gjuhën shqipe. Nga kjo parti thonë se Maqedonia është viktimë e sjelljes anti-shtetërore të Zoran Zaevit.

“Krimineli Zaev dhe LSD, përveç që i mashtruan qytetarët dhe shkellin vullnetin e tyre, shkelën edhe Kushtetutën, Rregulloren dhe ligjet, ndërsa tani heshtin dhe mbështesin provokimet me të cilat ka filluar realizimi i Deklaratës së Tiranës. LSDM hesht për vendosjen e flamurit shqiptar në Kabinetin e kryetarit të Kuvendit. Tani LSDM-ja hesht edhe ndaj deklaratave të Talat Xhaferit se do ta zyrtarizojë gjuhën shqipe në gjithë territorin”, thuhet në reagim.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *