Home / Lajme / Maqedoni / VMRO po dorëzohet, vendi drejt stabilizimit (Video)

VMRO po dorëzohet, vendi drejt stabilizimit (Video)

Zgjedhja e kryetarit të ri të Kuvendit dhe paralajmërimet e presidentit Gjorge Ivanov se mund të japë mandatin për formimin e Qeverisë, sipas analistëve Ismet Ramadani dhe Nano Ruzhin veçmë janë hapat e parë të zgjidhjes përfundimtare të krizës dhe dorëzimit të VMRO-DPMNE-së,

Analisti Ramadani madje shton se mund të ketë tentim nga kryesia e VMRO-së për të sjellë ndonjë satisfaksion karshi anëtarësisë së tyre, por ata e kanë kuptuar realitetin se duhet të jenë në opozitë, njofton tv Shenja.

Ekziston mundësia, duhet shumica parlamentare por edhe qytetarët të jenë të kujdesshëm se ata mund të bëjnë ndonjë incident sporadik aty këtu, por nuk kanë tani e tutje ndonjë potencial huliganësh siç themi ne ose vrasësish të cilët mund të bëjnë situata të cilat mund të jenë të pakontrolluara. Dhe duhet shpresuar se shumë shpejtë do të merret edhe mandati, do formohet edhe qeveria dhe dalëngadalë do të nisin punët të hecin nga e para”, deklaroi analisti politik Ismet Ramadani.

Sipas profesorit universitar Nano Ruzhin, faza e parë e krizës ka përfunduar me zgjedhjet e kryetarit të parlamentit, por se edhe prezenca e diplomacisë së fuqishme amerikane ka mundësuar të tejkalohen sfida të caktuara të krizës në Maqedoni.

Ne tani hymë në një fazë të dytë në të cilën në dy tre javët e ardhshme pritet të votohet Qeveria pavarësisht nëse Ivanovi do ta japë mandatin ose jo. Më pas do të fillojë, do të thoja një lloj i demokracisë, degruevizmit, poashtu edhe debllokim i institucioneve. Në këtë moment institucioni i vetëm që është debllokuar është Parlamenti, por ne kemi një sërë ministrish dhe ndërmarrje publike ku ende sundojë funksioner politik të cilët janë nën ndikimin e DPMNE-së dhe mendoj se ky është një proces që do të zgjasë më gjatë”, u shpreh analisti politik Nano Ruzhin.

Analisti Ruzhin thotë se deri në fund të vitit do të kryhen edhe zgjedhjet lokale, dhe Maqedonisë i hapet një rrugë drejt integrimeve euroatlantike./Gazeta Express/

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *