Home / Lajme / Maqedoni / VMRO: Talat Xhaferi, Parlamentin e ka shndërruar në shtab partiak

VMRO: Talat Xhaferi, Parlamentin e ka shndërruar në shtab partiak

Dita e tretë qëkur kryetari i Kuvendit i zgjedhur në mënyrë të paligjshme nuk po i largon nga kabineti flamujt shqiptarë. Jemi dëshmitarë se përpos flamujve të një shteti të huaj, kabineti i cili duhet t’i takojë kryetarit të zgjedhur në mënyrë të ligjshme, po shndërrohet në shtab të BDI-së, theksoi në konferencën e sotme për shtyp Krste Jovanovski nga  VMRO-DPMNE. Sipas tij, kjo po ndodh si rezultat i politikës antishtetërore të Zoran Zaevit.

 “Krimineli dhe gënjeshtari patologjik Zoran Zaev me çdo paraqitje të tij publike po i rrezikon interesat shtetërore dhe nacionale të Republikës së Maqedonisë, e rrënon reputacionin e shtetit, dhe njëkohësisht po e mohon popullin e tij. Deklarata e fundit skandaloze e vë në pikëpyetje identitetin dhe veçantinë e popullit maqedonas, ndërsa në anën tjetër i dëmton edhe marrëdhëniet me Serbinë fqinje, duke u përzier drejtpërdrejtë në punët e tyre të brendshme”, u shpreh Krste Jovanovski, nga VMRO-DPMNE.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *