Home / Kuriozitete / Vodhën molla, policia i dënon duke i gjuajtur me to (VIDEO)

Vodhën molla, policia i dënon duke i gjuajtur me to (VIDEO)

Katër hajdutë mollësh që u kapën në akt nga policia, u rreshtuan para një fytyre shkëmbore dhe u gjuajtën me frutet që kishin vjedhur, shkruan Daily Mail,

Hajnat u zmbrapsen nga goditjet me mollë, por u urdhëruan të mos lëvizin nga pesë oficerët e uniformuar që ekzekutuan dënimin.

Ngjarja zuri vend në komunën Theewaterskloof, në Afrikën e Jugut.

Tani skuadra e policisë po hetohet nga oficerë të lartë pas një stuhie kritikash në rrjetet sociale se policët abuzuan me të burgosurit e tyre.

Në pamje policët shihen tek qeshen dhe tallen me njëri-tjetrin derisa hedhin mollët me aq fuqi sa kanë në kokat, këmbët dhe shpinat e personave të pafuqishëm.

Një koleg i filmoi oficerët derisa ata bënin shaka me hajdutët, përpara se filmimi të dalë në facebook.

Dyshohet se përveç se i gjuajtën me frute, policët zhveshën një nga burrat lakuriq dhe e rrahën atë.

 

 

Gjithashtu lexo

Kërcen mbi 110 litarë, thyen rekord botëror – (VIDEO)

Vajza nga shkolla fillore në Pekin, ka thyer rekordin botëror. Ajo ka kërcyer 110 herë …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *