Home / Lajme / Kronika e zezë / Vrasja në Himarë, policia identifikon viktimën. Trupi u gjet pranë përroit

Vrasja në Himarë, policia identifikon viktimën. Trupi u gjet pranë përroit

Një person është vrarë sot në Himarë dhe trupi u gjet në përrua. Policia e ka identifikuar si Dashamir Zeneli.

“Rreth orës 10:30, në fshatin Kuç të Himarës është gjetur një trup i pajetë”, thuhet në njoftimin paraprak të policisë.

Grupi hetimor ka shkuar menjëherë në vendngjarje dhe nga hetimet paraprake në lidhje me identifikimin e viktimës, ka rezultuar se trupi i pajetë i përket shtetasit D. Z., rreth 40 vjeç, banues në fshatin Kuç, i cili është gjetur i pajetë në një përrua.

Nga këqyrja paraprake që i është bërë viktimës, është konstatuar se personi është vrarë me armë zjarri.

Po punohet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes së ndodhur, deklaroi policia.

Gjithashtu lexo

Shpërthimi në një shtëpi në Barcelonë la një të vdekur – policia thotë se ka lidhje me sulmin me furgon!

Një shpërthim ka ndodhur të mërkurën në një shtëpi në Kataloni, si pasojë e të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *