Home / Kryesoret / Vrasjes i ka paraprirë një mosmarrëveshje verbale, MPB jep detaje për tragjedinë në Bogovinë

Vrasjes i ka paraprirë një mosmarrëveshje verbale, MPB jep detaje për tragjedinë në Bogovinë

Policia ka dalë me detaje në lidhje me vrasjen në Bogovinë, ku i vdekur ka mbetur kryetari i kësaj komune Hazbi Idrizi. Sipas policisë aktit tragjik i ka paraprirë një mosmarrëveshje verbale.

“Sot (06:05:2017) në orën 10:45 në Qendrën mediacinale në Tetovë është sjellë H.I (58) kryetar i komunës Bogivinë, i cili ka pasur disa plagë në trup të marra nga një armë zjarri. Menjëherë më pas, në Qendrën medicinave në Tetovë është konstatuar se H.I ka humbur jetën. Vrasjen e ka kryer Q.A (53) nga fshati Bogovinë në një objekt hotilierik në afërsi të komunës. Ngjarjes i ka paraprirë mosmarrëveshja verbale ndërmjet H.I dhe Q.A. Më pas Q.A ka tentuar të vetëvritet duke shtënë një plumb në kokë. I njëjti me makinë të ndihmës së shpejtë është dërguar në Qendrën urgjente në Shkup dhe aty ka ndërruar jetë.

Hetim në vendngjarje janë duke bërë Prokuror Publik dhe ekip i SPB Tetovë. Për të gjitha masat e mëtutjeshme pas përfundimit të hetimit do të jepen nga Prokurori Publik.”, thuhet në komunikatën e MPB-së.

Gjithashtu lexo

Katër të lënduar në afër Gostivarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma rreth orës 23 në autostradën Gostivar-Tetovë në afërsi të pikës së pagesës …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *