Home / Lajme / Kronika e zezë / Vret gruan dhe ngre dolli me raki pranë trupit të saj

Vret gruan dhe ngre dolli me raki pranë trupit të saj

Tre martesa të dështuara dhe dy viktima. Është ky bilanci i rëndë që ka ndodhur në një familje në fshatin Guci e Re, Shkodër, ku burri pa më të voglën mëshirë ka vrarë bashkëshorten, e më pas është ulur pranë saj dhe ka pirë raki. Në pamje të parë duket si një film horror dhe e tillë është, e ndërsa skena makabre nuk e ka shqetësuar aspak atë, por ka parë viktimën me gjakftohtësi.

Viktima Lumturie Xhilaj, 45 vjeçe është vrarë nga bashkëshorti Beqir Xhilaj, 74 vjeç, i cili pas një konflikti e ka qëlluar me çifte dhe më pas është ulur pranë kufomës dhe ka konsumuar raki.

Kjo është bashkëshortja e dytë që Xhilaj i merr jetën. Burimet nga policia kanë raportuar se ai në kohën e komunizmit ka vrarë edhe gruan e parë.

Ashtu si në ekzekutimin e kryer sot edhe atë të gruas së parë, autori i ka raportuar si vetëvrasje.

Pas kryerjes së dënimit prej afro 15 vitesh për vrasjen e parë, autori është liruar dhe është martuar sërish. Martesa me gruan e dytë ka përfunduar pa tragjedi. Martesa e tretë ishte me gruan që i mori jetën sot.

Lumturie Xhilaj ka gjetur vdekjen e menjëhershme pasi u qëllua me çifte, ndërsa policia ka arrestuar autori

Autori i krimit makabër, Beqir Xhilaj, ka 4 fëmijë nga martesa me gruan që ka vrarë në kohën e komunizmit.

Ai ka marrë dënim minimal për mungesë provash, ndërsa viti i dënimit dhe sa ai u dënua ende nuk janë bërë të ditura saktësisht.

Gjithashtu lexo

MOSPASTRIMI NË KOHË I DEPONISË HELMOI TETOVARËT – VIDEO

Gjatë të shtunës mbrëma dhe ditës së diel nga deponia në dalje të Tetovës ka …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *