Home / Lajme / Kronika e zezë / Vritet një person në Mitrovicën Veriore, arrestohet një i dyshuar

Vritet një person në Mitrovicën Veriore, arrestohet një i dyshuar

Një pronar i një objekti hotelier në Lagjen e Boshnjakëve, në Mitrovicën e Veriut, Murat Kuçi, është vrarë të premten rreth orës 22:00, ka konfirmuar për Radion Evropa e Lirë, zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës Veriore, Besim Hoti.

I dyshuari për vrasje është një pjesëtar i komunitetit serb, D.Stepiq, dhe prokurori e ka cilësuar vrasjen si të rëndë.

I dyshuari është arrestuar dhe i është caktuar paraburgimi prej 48 orësh.

Sipas deklaratave zyrtare, Stepiq pas vrasjes ka ikur nga vendi i ngjarjes dhe policia e ka kapur shumë shpejt. Sipas njoftimeve vrasësi dhe i vrari kanë qenë së bashku në objektin hotelier.

Policia po e heton rastin për të përcaktuar motivet e vrajses, tha Hoti.

Gjendja në Mitrovicë është tash për tash e qetë.

Gjithashtu lexo

Kontrollohen lokalet e zhurmshme në Tetovë – (VIDEO)

Të dielën  rreth orës 1.00 pjestarë të policisë nga Sektori për Punë të Brendëshme në …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *