Home / Kryesoret / Vuçiq shpreson që Zaev të mbajë fjalën rreth Kosovës në UNESCO

Vuçiq shpreson që Zaev të mbajë fjalën rreth Kosovës në UNESCO

Kryeministri, njëherësh presidenti i zgjedhur i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, pas takimit dhe darkës së mbrëmshme në Bruksel të kryeministrave të Ballkanit Perëndimor me Federica Mogherinin, u tha medieve të Beogradit se të gjithë ishin pajtuar se “duam marrëdhënie normale në rajon”, transmeton Koha.net raportimin e medieve të Beogradit.

I lutur që të komentojë disa deklarata të kryeministrit maqedonas, Zoran Zaev, Vuçiq tha se “dje në Bruksel çdo gjë ishte në rregull”.

“Ato që u thanë dje janë sinjale të mira dhe se është nevojshme t’u besojmë”, është shprehur ai, duke shtuar se “Ne jemi popuj e vende mike dhe ashtu do të mbesim. “Për ne është me rëndësi ajo që ka thënë ai për votimin rreth anëtarësimit eventual të Kosovës në UNESCO”.

Të rikujtojmë se Zaev më herët e ka quajtur të gabuar përkrahjen e Maqedonisë (më 2015) për anëtarësimin e Kosovës në UNESCO dhe se vendi i tij do të jetë kundër këtij anëtarësimi në rastin tjetër.

Gjithashtu lexo

Kuvendi duhet të votojë për shkarkim të Zvërlevskit

Kuvendi i Republikës së Maqedonisë sot duhet të mbajë vazhdime të tre seancave midis të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *