Home / Lajme / Rajon / Vulin lëshon mbledhjen komemorative në Austri, shkak flamuri i Kosovës

Vulin lëshon mbledhjen komemorative në Austri, shkak flamuri i Kosovës

Pas vendosjes së një kurore lulesh në monumentin e kampit të përqendrimit në Mathauzen, Austri, ministri serb i Punës, Punësimit, Veteranëve dhe Çështjeve Sociale, Aleksandar Vulin lëshoi ngjarjen komemorative në shenjë proteste për praninë e delegacionit të Kosovës në mbledhjen.

Vulin në këtë mënyrë bërë një protestë zyrtare, por edhe ka shtuar se delegacioni i Qeverisë së Serbisë ka vënë kurorë lulesh në vendin ku prehen mijëra njerëz të vrarë, raporton Tanjug.

“Ne kemi vënë kurorë lulesh dhe kemi treguar se sa i respektojmë dhe vlerësojmë të gjithë ata që kanë vdekur këtu dhe se sa e vlerësojmë vuajtjen dhe ankthet e njerëzve. Por delegacioni ynë nuk ka mundur të lejojë që në heshtje të shikojë se si flamuri i shtetit të rremë të Kosovës të paraqitet këtu si shtet i vërtet dhe të cilët thirren sikur kanë qenë pjesë e koalicionit anti-fashist”, ka thënë Vulin, transmeton Koha.net.

Ai ka shtuar se “Kosova nuk është shtet dhe nuk mund të paraqitet në asnjë formë tjetër, përveç asaj që i lejohet”.

“Kjo për fat të keq nuk ndodhi këtu. Për ditë të tëra flasim, dhe ja edhe këtu po flasim, për atë se si mos-respektimi i historisë mund të sjellë të këqija. Kjo sot edhe ndodhi, flamuri i Kosovës në mesin e shteteve nuk mund të jetë, dhe kjo është e keqe. Flamuri i Kosovës nuk ka çfarë të kërkojë në mesin e anëtarëve të koalicionit anti-hitler, në mesin e vendeve fituese”, ka porositur Vulin.

Gjithashtu lexo

Bashkimi emocional pas 3 vjetësh, i fëmijës së rrëmbyer nga ISIS, me familjen e tij (Video)

Një djalë 12-vjeçar jazidi është bashkuar me nënën e tij në Kanada tre vjet pasi …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *