Home / Lajme / Rajon / VV: Kjo Qeveri asnjëherë s’bëri asnjë hap, duhet të rrëzohet

VV: Kjo Qeveri asnjëherë s’bëri asnjë hap, duhet të rrëzohet

Kryetari i Lëvizjes “Vetëvendosje”, Visar Ymeri, ka thënë se Qeveria e Kosovës edhe sot dështoi për ta ringjallur Marrëveshjen e vdekur të Demarkacionit.

“Tërheqjet tregojnë vetëm një gjë, që kjo qeveri nuk ndërmori asnjëherë asnjë hap”, ka thënë Ymeri në një konferencë, njofton Klan Kosova.

“Qeveria e Kosovës tash e dy vite e edhe sot vazhdimisht insistoi se kjo marrëveshje do të ratifikohet dhe kështu ta dëmtojë interesin e qytetarëve të Republikës së Kosovës”, ka shtuar ai.

Ymeri ka theksuar se ditëve të fundit është parë një garë mes kryeministrit, Isa Mustafa dhe kryetarit të Kuvendit, Kadri Veseli.

“Kjo tregon se ata në mendjen e tyre e kanë vetëm kolltukun”.

“Dëshmohet se këto dy parti me udhëheqjet që i kanë nuk ia duan të mirën Kosovës. Kjo e bën edhe më urgjente rrëzimin e kësaj qeverie dhe zgjedhjet e reja demokratike, ku këto dy subjekte nuk do të mund ta formojnë qeverinë”, ka pohuar Ymeri.

“Këto tërheqje të shumta që i kemi parë, në këtë rast për demarkacionit me 1 shtator por edhe dorëheqjen tjera janë shumë tërheqje kur është dashur vetëm një dorëheqje”.

Ai ka thënë se ata duhet ta rrëzojnë këtë qeveri, në mënyrë që Republika të jetë e zhvilluar.

Gjithashtu lexo

Rrahje masive në Shkup

Në një restorant në rrugën “Bosnja dhe Hercegovina” në Shkup ka ndodhur një rrahje mes …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *