Home / Kryesoret / Walker: Kujdes  kufirin Kosovë-Serbi – (VIDEO)

Walker: Kujdes  kufirin Kosovë-Serbi – (VIDEO)

Legjislatura e pestë e Kuvendit të Kosovës nuk arriti të miratojë Demarkacionin e kufirit me Malin e Zi, gjë e cila ishte edhe parakusht për liberalizim të vizave.Mirëpo, miku i madh i Kosovës, William Walker, thotë se Bashkësia Ndërkombëtare duhet t’i kushtojë më shumë vëmendje kufirit Kosovë-Serbi, sesa atij me Malin e Zi. Ai ka thënë se për çështjen e Demarkacionit udhëheqësit politikë duhet ta dëgjojnë zërin e qytetarëve, e jo të Bashkësisë Ndërkombëtare.

“Bashkësia Ndërkombëtare nuk dëshiron ndryshim të kufijve dhe kjo është gjë e mirë, por atëherë do të dëshiroja që ata t’i kushtojnë më shumë vëmendje kufirit në mes të Serbisë dhe Kosovës në vend të kufirit me Malin e Zi. Unë nuk e kam studiuar problemin e kufirit, se kush ka të drejtë e kush jo, por për mendimin tim ky duhet të jetë vendim i popullit të Kosovës, dhe udhëheqësit politikë duhet ta dëgjojnë zërin e popullit, e jo të bashkësisë ndërkombëtare”, ka thënë Walker, transmeton Televizioni Koha.

Ndërsa, për liberalizimit të vizave, ai ka thënë se fakti që kosovarët ende duhet të marrin viza për të udhëtuar jashtë vendi është gjë e pakuptimtë.Walker ka folur edhe për klasën politike në vend, duke u shprehur i zhgënjyer me rezultatet e qeverisjes në Kosovë që nga shpallja e pavarësisë. Për mungesë të këtij progresi, ai e fajëson klasën politike që ka qeverisur me vendin, si dhe bashkësinë ndërkombëtare, ndërsa popullin e Kosovës nuk e bën fajtor për këtë ngecje, pasi që siç thotë ai, njerëzit në Kosovë janë punëtorë dhe ndërmarrës, dhe janë të gatshëm që të punojnë për të mirën e vendit, por që për arsye të ndryshme kjo u pamundësohet. /Tv Koha/

 

Gjithashtu lexo

Bashkimi emocional pas 3 vjetësh, i fëmijës së rrëmbyer nga ISIS, me familjen e tij (Video)

Një djalë 12-vjeçar jazidi është bashkuar me nënën e tij në Kanada tre vjet pasi …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *