Home / Kryesoret / Xhaferi – Bejli: Të formohet qeveria e re

Xhaferi – Bejli: Të formohet qeveria e re

Gjatë takimit me kryetarin e Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, Talat Xhaferi, ambasadori i SHBA-së, Xhes Bejli, uroi atë për zgjedhjen në funksionin e kryetarit të Kuvendit, si hap shumë i rëndësishëm në konsolidimin dhe stabilitetin e situatës politike në Republikën e Maqedonisë

Ambasada e SHBA-së punon në mënyrë të koordinuar me Delegacionin e Europës, pasi aktivitetet që vijojnë janë të një rëndësie të madhe për të ardhmen e shtetit.

 “Në kornizë të hapave të rëndësishme për të ardhmen e Maqedonisë, Ambasador  Bejli,  theksoi formimin e Qeverisë së re, për të cilën kryetari i Kuvendit Talat  Xhaferi, e informoi për hapat që do ti ndërmerr në atë drejtim, për procedurat e përcaktuara në kushtetutë, ligjin për Kuvend dhe rregulloren, duke nënvizuar se ai ka për detyrë që ti zbatojë dhe të përgjigjet për të gjitha  autorizimet e tij, pasi t’i paraqitet propozim për  punën e qeverisë dhe program për të njëjtën”, thuhet në komunikatën e kabinetit të kryetarit të Kuvendit, Talat Xhaferi.

Poashtu, kryetari i Kuvendit Talat Xhaferi,  realizoi takim zyrtar edhe me ambasadorin francez, Kristian Timonie, ku në takim Timonie e ka uruar Xhaferin për funksionin e ri. Ai riafirmon se ky hap, është një ndër hapat e ardhshëm  për formimin e Qeverisë së re, si shprehje e lartë demokratike e shumicës së qytetarëve të Maqedonisë.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *